Ekip
23 korrik 2020•Përditësim: 23 korrik 2020
Një kompani indiane e diagnostikimit molekular ka marrë miratimin tregtar për komplete testimi të antigjenit për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Produkti, i quajtur Pathocatch COVID-19 i testimit të shpejtë të antigjenit u zhvillua dhe prodhua në Indi nga Mylab Discovery Solutions, tha kompania në një deklaratë.
"Kompleti do të jetë në dispozicion për porosi menjëherë dhe do të ketë një çmim rreth 450 Rs (6 dollarë)", njoftoi kompania.
Përderisa pandemia rritet në të gjithë vendin, më shumë shtete indiane po lejojnë testime të shpejta të bazuara në antigjen.
Ekspertët e shëndetësisë besojnë se për të vazhduar ritmin e infeksioneve, India ka nevojë për një kombinim të antigjenit dhe testimit më të besueshëm, por testim më të ngadaltë RT-PCR.
Tek ata që testet e antigjenit dalin pozitive, konsiderohet se kanë kontraktuar virusin, ndërsa rezultatet negative të testit të antigjenit konfirmohen me një test RT-PCR.
Ndërkohë, njofton Ministria e Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në Indi tejkaloi 1.2 milionë me një goditje më të lartë ditore prej 45.720 rastesh dhe 1.129 vdekjesh.
Deri më tani, 782.607 persona janë shëruar dhe 29.861 kanë vdekur.
Këshilli i Hulumtimeve Mjekësore i Indisë njoftoi se deri më tani janë testuar rreth 15 milionë mostra të dyshuara për COVID-19, përfshirë 350.823 teste të kryera gjatë ditës së fundit.