Ekip
23 korrik 2020•Përditësim: 23 korrik 2020
Qeveria e Somalisë do të ndajë 500 mijë dollarë për të ndihmuar mijëra të prekur nga përmbytjet, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përmbytjet kanë shkaktuar shpërngulje masive, mungesë të ushqimit dhe ujit të pastër ndërsa situata u përkeqësua nga pushtimi i karkalecave të shkretëtirës të cilat janë ushqyer me bimë jeshile që mund të përdoren për ushqim.
Televizioni shtetëror i Somalisë raportoi se presidenti Mohamed Abdullahi Farmajo nxiti përpjekje të përbashkëta për të ndihmuar dhe shpëtuar familjet dhe të prekurit nga përmbytjet e lumit Shabelle në Afganj në jugperëndim të Somalisë.
Rrugët në Somali janë shkatërruar, banorët janë shpërngulur, rrjetet e komunikimit dhe bizneset janë ndërprerë, ndërsa përmbytjet vazhdojnë të shkatërrojnë.
Grupet e ndihmës kanë paralajmëruar se të prekurit kanë nevojë të madhe për ndihmë humanitare.