Ekip
02 Janar 2017•Përditësim: 03 Janar 2017
GUWAHATI (AA) - India të hënën testoi raketën balistike Agni-IV me rreze veprimi prej 4.000 kilometrash, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç raporton transmetuesi shtetëror Indian All India Radio, Agni-IV mund mund të mbajë një kokë bërthamore me peshë deri në një mijë kilogram.
Raketa është zhvilluar nga Departamenti i Kërkimit dhe Zhvillimit të Mbrojtjes (DRD), ndërsa lançimi testues është bërë nga ishulli Abdul Kalam në bregdetin Odisha në ora 11:50 sipas kohës lokale.