İdris Okuducu
02 Janar 2017•Përditësim: 03 Janar 2017
BAGDAD (AA) - Për shkak të borxhit Irani e ka ndërprerë plotësisht shpërndarjen e energjisë elektrike për Irakun, raporton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësi i ministrisë irakiane të Energjisë elektrike, Musab Muderis tha se për shkak të borxhit prej një miliard dollarë Irani e ka ndërprerë shpërndarjen e energjisë elektrike prej 1.200 megavat, të cilën e shpërndan përmes pesë linjave kryesore.
Muderis thotë se ka kontaktuar Ministrinë e Financave për mbulimin e një pjese të borxhit të shpërndarjes së energjisë elektrike që të mos bëhet ndërpreja e plotë e saj.
"Iranit më parë i është paguar borxhi prej 100 milionë dollarë. Por, për mbulimin e borxhit të akumuluar nuk është siguruar asnjë burim", shpjegon Muderis.
Irani më 27 korrik 2016 për shkak të borxhit të Irakut për në një kohë të caktuar kishte ndërprerë shpërndarjen e energjisë elektrike përmes të dy linjave.