Ekip
25 Prill 2018•Përditësim: 25 Prill 2018
YOGYAKARTA (AA) – Së paku dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa 19 të tjerë janë lënduar në zjarrin që sot në mëngjes shpërtheu në pusin e naftës në provincën indoneziane Açeh, raporton Anadolu Agency (AA).
Një përfaqësues i Mbrojtjes lokale civile njoftoi se zjarri shpërtheu në pusin e naftës në fshatin Pasir Putih, nga ku nafta tërhiqet në mënyrë tradicionale.
Burimi i njëjtë bëri të ditur se deri te zjarri erdhi pasi nafta kishte tejmbushur pusin, ndërsa shumica e banorëve tentonin të blinin naftë.
“Ndodhi shpërthim i cili shkaktoi zjarr në pusin, ndërsa stuhia e zjarrtë u përhap shpejtë ashtu që njerëzit nuk kishin kohë të arratisen”, tha Hendro.
Ekipet e shpëtimit edhe më tej janë në vendin e ngjarjes dhe druajnë se bilanci i të vdekurve mund të rritet duke marrë parasysh se zjarri nuk është shuar.
Së paku pesë shtëpi në afërsi të pusit janë djegur.