Kübra Chohan
04 Korrik 2018•Përditësim: 04 Korrik 2018
XHAKARTË (AA) – Guvernatori i rajonit Aceh në Indonezi është arrestuar për shkak të akuzave për korrupsion, raporton Anadolu Agency (AA).
Agjencia e lajmeve Antara bëri të ditur se Komisioni për parandalimin e korrupsionit (KPK) akuzoi Irwandi Jusuf për shpërdorimin e rreth 500 milionë rupi (35 milionë dollarë) nga Aceh fondi për autonomi.
Jusuf (57) është sjellë në godinën e KPK-së që gjendet në Xhakartë për hetime të mëtejshme. Edhe nëntë persona tjerë dyshohen në hetimin për korrupsion.
Jusuf vitin e kaluar sërish dha betimin si guvernator i rajonit Aceh, ndërsa më herët ka qenë guvernator i rajonit të njëjtë mes vitit 2007-2012.