Mahmut Atanur
27 Shtator 2018•Përditësim: 27 Shtator 2018
XHAKARTË (AA) - Gjykata në Indonezi, ka shqiptuar dënime me vdekje për dy burra të akuzuar për trafikim të drogës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjykata në qytetin Bengkalis në rajonin Riau, shpalli fajtorë personat në fjalë, të cilët dhjetorin e kaluar ishin kapur me 10 kilogram metamfetaminë.
Agjencia e lajmeve Antara, shkruan se të dënuarit ishin arrestuar në Pekanbaru, nga ku kishin planifikuar të trafikojnë drogën në rajonin Lampung.
Autoritetet në Indonezi, shqiptojnë dënimet më të ashpra për trafikantët e drogës, gjë që konfirmohet edhe përmes këtij rasti.
Secili person i cili kapet në Indonezi me mbi 5 kilogramë drogë rrezikon dënim me vdekje.