Emel Gözellik
10 janar 2021•Përditësim: 11 janar 2021
Njoftohet se 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të dheut që janë shkaktuar nga shirat intensivë në ishullin Java të Indonezisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas CNA, mësohet se rrëshqitjet e tokës ndodhën për shkak të shirave intensivë në fshatin Cihanjuang në perëndim të ishullit Java.
Zëdhënësi i Agjencisë Kombëtare të Menaxhimit të Fatkeqësive, Raditya Jati, informoi se 13 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjeve të tokës në Cihanjuang.
Në rajon vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit.
Autoritetet e meteorologjisë theksuan se reshjet e shiut pritet që të vazhdojnë edhe disa ditë të tjera.