Mahmut Atanur
16 Korrik 2020•Përditësim: 17 Korrik 2020
Si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura që përfshinë Sulawes-in Jugor në Indonezi humbën jetën të paktën 25 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nga Agjencia kombëtare për zbutjen e katastrofave (BNPB) thonë se në rrjedhë është kërkimi për së paku 69 persona.
Në njoftim thuhet se nga reshjet e dendura është shkaktuar dalja nga shtrati i lumit Masamba në Luwuu Verior dhe se janë gjetur kufomat të edhe 9 personave që humbën jetën nga përmbytjet.
Përmbytjet raportohet se prekën rreth 16.000 persona ndërsa 2.949 të tjerë u evakuuan.
Më tej thuhet se 19 persona janë lënduar për shkak të përmbytjeve ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke u zhvilluar.