Elena Teslova
26 Shtator 2022•Përditësim: 26 Shtator 2022
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një dekret që i jep nënshtetësinë ruse informatorit amerikan, Edward Snowden, transmeton Anadolu Agency (AA).
Emri i Snowden i është shtuar listës së atyre që kanë marrë nënshtetësinë ruse, i cili i është bashkangjitur dekretit presidencial dhe është publikuar në portalin zyrtar.
Snowden, ish-kontraktor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili zbuloi mijëra dokumente që përshkruanin një program afatgjatë të mbikëqyrjes nga qeveria amerikane, iu dha azil në Rusi në vitin 2013.
Në vitin 2014, Mills, e dashura e Snowden-it, iu bashkua atij në Rusi dhe ata u martuan në vitin 2017.