Barış Seçkin
29 shtator 2015•Përditësim: 29 shtator 2015
ROMË (AA) - Ekipet e rojës bregdetare italiane që nga fillimi i javës e deri tani kanë shpëtuar mbi 1200 refugjatë në Mesdhe, raporton Anadolu Agency (AA).
Flukset e refugjatëve vazhdojnë ende në destinacionin e kanalit të Siçilisë në Mesdhe i cili mbetet mes Libisë dhe Italisë dhe që përdoret shpesh nga trafikantët e qenieve njerëzore.
Ndërsa në një deklaratë nga Komanda e rojës bregdetare italiane theksohet se që nga dita e shtunë janë shpëtuar 1 mijë e 236 persona, ku 795 prej tyre janë refugjatë.
Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migrim numri i personave që tentojnë të kalojnë nga Libia në Itali ka kaluar mbi 120 mijë si dhe numri i personave që kanë humbur jetën në det është mbi 2 mijë e 600 persona.