İdris Okuducu
17 Tetor 2017•Përditësim: 17 Tetor 2017
MOSUL (AA) – Forcat e sigurisë së qeverisë qendrore të Irakut morën nën kontroll qarkun Sinxhar të Mosulit, i cili më parë ishte nën kontrollin e forcave Peshmerga, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga komandantët e Peshmergëve në Sinxhar, Kasim Shesho në një deklaratë për gazetarin e AA-së njoftoi se një forcë e përbashkët e formuar nga ushtria e Irakut, policia federale dhe Hashdi Shabi ka hyrë në qendrën e qarkut Sinxhar.
Duke bërë të ditur se nuk kanë hyrë në ndonjë përleshje në Sinxhar për shkak se nuk përballeshin me një forcë të barabartë, Shesho pretendon se në mesin e forcave të sigurisë ndodheshin edhe nënsekretarët ushtarakë të ushtrisë iraniane.
Komandanti nga forcat Peshmerga, Shesho thotë se të gjitha ndërtesat e shtetit janë zbrazur.
Në qarkun në fjalë ndodheshin forcat Peshmerga të lidhur me Partinë Demokratike të Kurdistanit (KDP).
Forcat e sigurisë së Irakut, të cilët arritën në Sinxhar në kuadër të operacionit për shpëtimin e Tal Afar-it nga organizata terroriste DEASH, ishin vendosur rreth 30 kilometra larg qendrës së qarkut.
Gjermania ndërpret ndihmën ushtarake për forcat Peshmerga
Në një deklaratë për gazetarin e AA-së nga Ministria gjermane e Mbrojtjes, është konfirmuar informacioni i dhënë për ndërprerjen e përkohshme të trajnimit që ofrohet për forcat Peshmerga.
Ndërkohë në deklaratë si arsyetim i ndërprerjes së trajnimit ushtarak potencuar tensionet gjatë ditëve të fundit në Kirkuk.
Meqë nuk bëhet fjalë për ndonjë situatë të rrezikshme për ushtarët gjermanë, në deklaratë thuhet se zhvillimet po ndiqen nga afër dhe se janë në kontakt me aleatët në luftën kundër DEASH-it.