Haydar Hadi
04 Korrik 2016•Përditësim: 05 Korrik 2016
BAGDAD (AA) – Gjatë sulmit që në mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës ndodhi në Bagdad, kryeqytetin e Irakut, deri tani kanë humbur jetën 204 persona, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë së Irakut, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjatë sulmit të tmerrshëm me bombë janë plagosur edhe mbi njëqind persona. Në sulmin e fuqishëm janë shkatërruar disa ndërtesa, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet nën rrënoja.
Jo shumë gjatë pas shpërthimit në Karada, shpërtheu edhe një bombë në pjesën lindore të Bagdadit ku si pasojë humbën jetën së paku pesë persona, ndërsa 16 të tjerë u lënduan.
Përgjegjësinë për sulmin në Karrada e mori organizata terroriste DAESH, ndërsa në vend është shpallur 3 ditë zi kombëtare.