İbrahim Salih, Süleyman el-Kubeysi,Daniel Gallego
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
BAGDAD (AA) - Në incidentet e fundit që ndodhën në disa rajone të ndryshme të Irakut humbën jetën 4 persona, ndërsa 16 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Majori Nevfal ez-Zamili, zyrtar në Ministrinë e Mbrojtjes të Irakut, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se si pasojë e shpërthimit të eksplozivit i vendosur në rrugë në rajonet El-Gazaliyye dhe El-Yusufiyye të Bagdadit humbën jetën 3 civilë, ndërsa 13 të tjerë janë plagosur.
Ai theksoi se në rajonin Er-Reshit, që ndodhet në jug të Bagdadit, gjatë kalimit të një patrulle të ushtrisë janë plagosur tre ushtarë si pasojë e shpërthimit të një bombe.
Zamili tha se në rajonin El-Mansur të Irakut, persona ende të paidentifikuar kanë hapur zjarrë ndaj një automjeti dhe se në incident humbi jetën gjenerali Ubeyd Half el-Behadili, i cili punon si këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes.