Ramazan Turgut
04 Maj 2016•Përditësim: 04 Maj 2016
RIJAD (AA) - Televizioni SKY News ka siguruar dokumente të cilat vërtetojnë bashkëpunimin e regjimit të Asadit me organizatën terroriste DAESH në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Në dokumentet që gazetari i Sky News për Turqinë Steward Remzi ka mbledhur nga militantët e larguar nga DAESH-i paraqitet në mënyrë të qartë bashkëpunimi dhe marrëdhëniet mes regjimit të Asadit dhe organizatës terroriste.
Në dokumente duket qartë se DAESH-i merr naftë nga regjimi në këmbim për produktet bujqësore dhe se në disa zona duke pakësuar forcat e tij lehtëson që ato rajone të merren nën kontroll nga regjimi ku si një nga ngjarjet më të rëndësishme del në pah tërheqja e DAESH-it nga Tedmur-i (Palmira) dhe dorëzimi i saj tek forcat e regjimit.
Ndër të tjera në dokumentet të cilat përfshijnë informacione edhe me aktet dhe sulmet e ndodhura në vendet perëndimore, transmetohet se DAESH shumë kohë më parë është në dijeni se në këto vende ka trajnuar militantët e huaj për të kryer akte në vendet perëndimore.