İdris Okuducu
18 Tetor 2016•Përditësim: 19 Tetor 2016
MOSUL (AA) - Forcat e ushtrisë irakiane vazhdojnë të përparojnë në jug të Mosulit, qytet i cili është nën kontrollin e organizatës terroriste DEASH, rapoton Anadolu Agency (AA).
Koloneli në Komandën e Operacioneve të Përbashkëta të Ninova-s, Muhammed El Xhuburi, në deklaratën për gazetarin e AA-së tha se "Ushtarët irakianë, çliruan qytezën Nemrud që ndodhet në jug të Mosulit".
Ai duke informuar se forcat e ushtrisë janë drejtuar kah një qytezë tjetër në jug të Mosulit tha se "Vazhdojnë përleshjet rreth qytezës Nemrud. Forcat tona përparojnë për të marrë nën kontroll qytezën Hemam Elil".
Forcat Peshmerge morrën nën kontroll 12 fshatra
Forcat Peshmerge vazhdojnë t'i çlirojnë fshatrat në frontet juglindore dhe lindore të operacionit të Mosulit, të cilat janë nën kontrollin e DEASH-it.
Peshmergët të cilët që nga mëngjesi i djeshëm nisën sulmet në rajonin Hazir të qytetit, deri më tani i mori nën kontroll vendbanimet Balawat, Shehid Subhi, Kehari, Najif, Bazxure, Bazketin, Shaquli, Keberli, Shejh Amir, Bedeni Buçuk, Bedeni Mezin ve Hirabe Sultan.
Në ofensivën për Mosulin, forcat Peshmerga përdorin dronët amerikanë
Forcat kurde Peshmerga janë duke përdorur dronët e prodhuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në ofensivën për çlirimin e qytetit verior të Irakut, Mosul.
Siç njofton korrespodenti i Anadolu Agency nga fronti 40 kilometra në lindje të qytetit, luftëtarët Peshmerga janë duke montuar dronët me ndihmën e ushtarëve vullnetarë amerikanë.
Njëri nga ushtarët i cili deshi të mbetet anonim tha se janë duke stërvitur Peshmergët për mënyrën e përdorimit të dronëve, ndërkohë që luftëtarët kurdë thonë se dronët janë një ndihmesë e madhe në zbulimin e lëvizjeve të terroristëve të DEASH-it brenda qytetit.
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Irakut Ganimi, në Erbil
Ndërkohë, televizioni shtetëror i Irakut, njoftoi se Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Irakut, Osman El Ganimi dhe një delegacion nga Ministria e Mbrojtjes, kanë shkuar në qytetin Erbil të Qeverisë Rajonale Kurde në Irak, për të ndjekur operacionin për çlirimin e Mosulit.