Osman Şeleş,Meryem Kasım
18 Gusht 2016•Përditësim: 18 Gusht 2016
SALAHADDİN (AA) - Në rajonin Salahaddin i cili gjendet në veri të Irakut, si pasojë e sulmit me predha mortaje kanë humbur jetën 12 civilë dhe 35 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Një nga zyrtarët e policisë së Irakut, Iyad Samuari, në një deklaratë për AA tha se "Si pasojë e rënies së disa predhave mortaje, në qendrën ku banojnë civilët që kanë migruar nga Şerkat në Beyci i cili gjendet në veri të rajonit Selahaddin kanë vdekur 12 civilë dhe janë plagosur 35 të tjerë."
Duke theksuar se disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, Samurai shtoi se predhat mortaje kanë ardhur nga drejtimi i Şerkat-it i cili është nën kontrollin e DAESH-it.
Civilët që jetojnë në qarkun Şerkat mundohen që të ikin në Beyci, nga bllokada e ushtrisë ndaj qarkut dhe për të shpëtuar nga DAESH-i.
Para dy muajsh, ushtria e Irakut në Şerkat dhe Kayyara të cilët gjenden në jug të Musulit, kishte filluar operacion për t'i marrë nga organizata terroriste DAESH.