Haydar Hadi
03 Korrik 2017•Përditësim: 04 Korrik 2017
BAGDAD (AA) – Forcat e Irakut kanë rikthyer nga organizata terroriste DEASH dy lagje dhe dy xhami në perëndim të Mosulit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga Rrjeti Mediatik i Luftës të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se “Forcat e Mbrojtjes ka marrë nga DEASH-i lagjet Kopshti i prefekturës dhe Bab al Saraj në perëndim të Mosulit si dhe xhamitë Bilal Habeshi dhe Xhamia e Bardhë”.
Në anën tjetër bëhet e ditur se forcat policore federale të Irakut vazhdojnë përleshjet me terroristët e DEASH-it në frontin jugor të rajonit të Mosulit të Vjetër.
Në përleshjet në fjalë njoftohet se dhjetëra pjesëtarë të DEASH-it, në mesin e tyre edhe dy snajperistë janë vrarë dhe se 23 mjete eksplozive të vendosura në një automjet me bombë janë çaktivizuar.