Ali H. M.Abo Rezeg
23 Tetor 2016•Përditësim: 24 Tetor 2016
NINEVEH (AA) - Komanda e ushtrisë irakiane bëri të ditur se në sulmin ajror në jug të Mosulit është vrarë Abu Osama, ndihmësi dhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të liderit të organizatës terroriste të DEASH-it, Abu Bakr al-Baghdadi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e forcave ajrore irakiane thuhet se Abu Osama u vra në sulmin ajror në strehimoren e tij në qarkun Talasqaf në jug të Mosulit.
"Abu Osama dhe një numër i madh i truprojave të tij janë vrarë në sulmin ajror", pohon ushtria irakiane.
Mosuli është qyteti i dytë më i madh në Irak i cili nga korriku i vitit 2014 është nën kontrollin e terroristëve të DEASH-it.
Të mbështetura nga intervenimet ajrore të koalicionit, forcat irakiane që sollën së bashku ushtrinë irakiane dhe forcat kurde Peshmerga, nisën një operacion për çlirimin e qytetit të Mosulit.