Muhammet Kurşun
06 Shtator 2020•Përditësim: 07 Shtator 2020
Me 139 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 22.293, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 1.992 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 386.658.
Lari shtoi se 3.722 nga të prekurit me COVID-19 janë në gjendje të rëndë dhe se numri i të shëruarve deri më tani ka arritur në 333.900.
Ajo informoi më tej se deri më tani në vend janë kryer 3.380.264 teste.
COVID-19 për herë të parë në Iran u shfaq në qytetin Qom më 19 shkurt.