Muhammet Kurşun
30 korrik 2020•Përditësim: 30 korrik 2020
Në Iran, 226 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.621 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 301.530, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 16.569.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 261.200 persona, ndërkohë që 4.041 pacientë janë në gjendje kritike.
Ajo tha se deri më tani në Iran janë kryer 2.431.804 teste të dyshuara për COVID-19.