Muhammet Kurşun
28 Korrik 2020•Përditësim: 28 Korrik 2020
Në Iran, 235 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, tha se në 24 orët e kaluara në vend janë regjistruar 2.667 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 296.273, ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 16.147.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 257.019 persona, ndërkohë që 3.902 pacientë janë në gjendje kritike.
Ajo tha se deri më tani në Iran janë kryer 2.380.122 teste të dyshuara për COVID-19.