Muhammet Kurşun
15 Prill 2021•Përditësim: 15 Prill 2021
Me 321 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 65.680, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit janë shënuar 25.078 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 3.373 janë shtruar në spital, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 2.168.872.
Lari theksoi se 4.601 pacientë të prekur me COVID-19 po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv dhe shtoi se numri i të shëruarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 1.749.041.
Ajo informoi se deri më tani në vendin me një popullsi prej rreth 83 milionë banorësh janë kryer 14.059.260 teste për COVID-19.
Në Iran janë kryer gjithsej 467.871 doza të vaksinës
Deri më tani 365.160 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës ndërsa 102.711 të tjerë dozën e dytë të vaksinës informoi Lari e cila shtoi se në këtë mënyrë numri i personave që kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 ka arritur në 467.871.
Zëdhënësja tha se sipas situatave të rrezikut në vend 295 qytete janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm të "kuq" dhe 99 qytete si zona "portokalli", 45 qytete si zona të "verdha" dhe 9 qytete si zona "blu". Lari shtoi se në qytetet me alarm të "kuq" dhe "portokalli" janë të ndaluara hyrjet dhe daljet.