Muhammet Kurşun
22 dhjetor 2021•Përditësim: 22 dhjetor 2021
Së paku pesë persona kanë humbur jetën nga shembja e një ndërtese në qytetin veriperëndimor iranian, Tabriz, raporton Anadolu Agency (AA).
Policia tha se një bombol gazi shpërtheu mbrëmë në një ndërtesë pesëkatëshe në qendër të Tabrizit dhe se ndërtesa më pas u shemb.
Deri në mëngjesin e sotëm ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e pesë personave të vdekur dhe po vazhdojnë kërkimet për viktimat tjera të mundshme.
Të paktën 15 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi dhe të gjithë u dërguan në një spital në Tabriz.