Mustafa Melih Ahıshalı
14 Nëntor 2023•Përditësim: 16 Nëntor 2023
Rreth 300 persona, të cilët morën pjesë në një mbrëmje gazmore në qytetin Shahrud në provincën iraniane Simnan, janë arrestuar, raporton Anadolu.
"Policia zbuloi mbrëmjen gazmore në Shahrud, ku djemtë dhe vajzat nuk respektuan ligjin. Në festë u arrestuan 300 persona", tha zëvendës shefi i policisë Simnan, Seyyed Ali Mir Ahmadi.
Zyrtari iranian tha se salla ku u mbajt mbrëmja gazmore ishte e mbyllur.