Zehra Nur Düz
27 Gusht 2020•Përditësim: 28 Gusht 2020
Me 117 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Iran, numri i përgjithshëm i viktimave është rritur në 21,137, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Sima Sadat Lari tha se në vend janë shënuar 2.190 raste të reja me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në 367.796.
Ajo tha se numri i të shëruarve deri më tani në vend ka arritur në 316.638 ndërsa 3.822 janë të hospitalizuar në kushte kritike.
Irani tenton të frenojë pandeminë që nga shkurti kur rastet e para u konfirmuan në qytetin Qom.