Muhammet Kurşun
01 Tetor 2021•Përditësim: 01 Tetor 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Iran si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 235 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 14.525 raste të reja ndërsa 2.123 persona janë hospitalizuar.
Numri i rasteve me COVID-19 arriti në 5.601.565 ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave në 120.663.
Në njësitë e kujdesit intensiv të spitaleve në të gjithë vendin, po trajtohen 5.841 pacientë me COVID-19.
Në vendin me një popullsi prej afro 83 milionë banorësh, doza e parë e vaksinës kundër COVID-19 është administruar tek 39.418.779 kurse doza e dytë tek 16.408.496.
Deri më tani janë aplikuar 55.827.275 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Sipas nivelit të rrezikut, 16 qytete në Iran janë të përfshira në mesin e rajoneve me alarm "të kuq", 198 qytete me alarm "portokalli" dhe 176 qytete me alarm "të verdhë".