Mustafa Melih Ahıshalı
11 Mars 2020•Përditësim: 11 Mars 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran është rritur në 354, pasi kanë humbur jetën edhe 63 persona të tjerë, ndërsa numri i të prekurve ka arritur në 9 mijë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë humbur jetën edhe 63 persona, duke e rritur në 354 numrin e të vdekurve nga koronavirusi.
Ai vuri në dukje se me shtimin e 958 rasteve të reja numri i rasteve të konfirmuara është rritur në 9 mijë dhe se 2.959 persona kanë dalë nga spitali pas përfundimit të trajtimit të tyre.
Është njoftuar se Covid-19 për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt.