Mustafa Melih Ahıshalı
12 Mars 2020•Përditësim: 12 Mars 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19) në Iran është rritur në 429, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë vdekur 75 persona.
Jahanpour tha se numri i të vdekurve nga koronavirusi është rritur në 429, ndërkohë që me shtimin e 1.075 rasteve të reja numri i të prekurve është rritur në 10.075.
Ai theksoi se 3.276 persona kanë dalë nga spitali pas përfundimit të trajtimit të tyre.
Covid-19 për herë të parë në Iran u regjistrua në qytetin Qom më 19 shkurt.