Muhammet Kurşun
13 shtator 2020•Përditësim: 14 shtator 2020
Në Iran 128 persona e kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari tha se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 2.089 raste të reja, me çka bilanci i të infektuarve deri më tani ka arritur në 402.029 ndërsa numri i të vdekurve ka shkuar në 23.157.
Lari theksoi se deri më tani janë shëruar 346.242 persona ndërkohë që 3.791 të sëmurë janë në gjendje të rëndë.
Deri më tani në vend janë kryer 3.559.565 teste.
Zëdhënësja Lari tha se rajonet Teheran, Mazandaran, Gilan, Qom, İsfahan, Razavi Khorasan, Azerbajxhani Lindor, Kerman, Khorasani Verior, Semnan, Yazd, Zanjan dhe Qazvin cilësohen si "zona të kuqe" ndërsa rajonet Azerbajxhani Perëndimor, Elborz, Fars, Lorestan, Hurmuzgan, Ardabil, Bushehr, Kermanshah, Kohgiluyeh-Boyer Ahmad, Khorasani Jugor, Markazi, İlam, Chaharmahal-Bakhtiari, Golestan dhe Khuzestan janë "zona të rrezikuara".