Mahmoud Barakat
26 Qershor 2018•Përditësim: 26 Qershor 2018
ANKARA (AA) – Tre roje kufitare iraniane janë vrarë në përleshjet me militantët në Iranin perëndimor pranë kufirit me Pakistanin, bëri të ditur të Garda Revolucionare e Iranit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Përleshjet u zhvilluan të hënën vonë në Mirjaveh, një qytet në Sistan dhe në provincën Baluchestan pranë kufirit pakistanez, kur një grup militantësh u përpoqën të hynin fshehurazi në territorin iranian, thuhet në njoftim.
Tre militantë u vranë gjatë përleshjeve ndërsa të tjerët u arratisën në Pakistan.