Murat Ünlü
29 Janar 2016•Përditësim: 29 Janar 2016
PARIS (AA) - Presidenti iranian Hassan Rouhani gjatë vizitës zyrtare në Paris, tha se Irani dhe Arabia Saudite dëshirojnë që me mjete diplomatike të zgjidhin ftohjen e marrëdhënieve, raporton Anadolu Agency (AA).
"Dëshirojmë që problemin ndërmjet Arabisë Saudite dhe Iranit ta zgjidhim përmes rrugës diplomatike", tha Rouhani.
Pas takimit me presidentin e Francës François Hollande, Rouhani në konferencën për mediat tha se fuqitë perëndimore kanë arritur një marrëveshje të mirë pas negociatave të mundimshme bërthamore. Ai vuri në dukje gjithashtu se pas heqjes së sanksioneve, Irani dëshiron sa më shpejt të jetë e mundur të nënshkruajë marrëveshje për investime.
"Nëse të gjithë e respektojnë marrëveshjen e arritur pas bisedimeve bërthamore, edhe ne do ta respektojmë atë", tha presidenti iranian.
Në lidhje me çështjen e Sirisë, Rouhani tha se disa parti duhet patjetër të ndryshojnë qëndrimet, duke shtuar se vetëm kështu mund të arrihet një konsensus për dhënien fund të konfliktit në Siri.
"Vendimin mbi Sirinë duhet patjetër ta sjellë populli sirian", tha Rouhani.
Hollande theksoi se Franca ka bashkëpunim shumë të mirë me Iranin në shumë fusha, duke shtuar se sot me Rouhanin kanë nënshkruar marrëveshje të shumta bashkëpunimi.
Megjithatë, ai theksoi se presidentit iranian i ka përcjellë se Parisi u kushton rëndësi të madhe të drejtave dhe lirive të njeriut.
"Rouhani vetë përcolli rëndësinë që Franca i kushton të drejtave të njeriut", tha Hollande.
Përndryshe, dy udhëheqësit sot nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në energjetikë, telekomunikacion dhe mjedisit në vlerë prej disa miliardë dollarësh.
Poashtu është nënshkruar marrëveshje e rëndësishme me të cilën Franca do ti shesë 118 avionë Airbus Iranit me vlerë prej 25 miliardë dollarësh.