Mustafa Melih Ahıshalı
14 Nëntor 2015•Përditësim: 14 Nëntor 2015
TEHERAN (AA) - Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Mohammed Javad Zarif, ka bërë të ditur se presidenti i këtij vendi, Hasan Rouhani ka anulurua vizitat zyrtare në Itali, Vatikan dhe Francë, pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Paris, ku kanë humbur mbi 100 persona, ndërsa janë plagosur së paku 200, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Presidenti Hassan Rouhani, pas sulmeve terroriste në Francë, ka anuluar vizitat e tij në Itali, Vatikan dhe Francë", ka thënë Zarif për televizionin iranian IRINN.
Rouhani në një telegram ngushëllimi dërguar presidentit francez, Françis Hollande, ka dënuar ashpër sulmet.