Bilal Güler
12 Prill 2021•Përditësim: 13 Prill 2021
Shefi i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit tha se ndërprerja e energjisë në impiantin bërthamor Natanz në afërsi të Teheranit është "terrorizëm bërthamor", raporton Anadolu Agency (AA).
Salehi tha se akti ishte një përpjekje për të prishur negociatat në vazhdim me SHBA-në në Vjenë, transmetoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.
Duke dënuar aktin, Salehi i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike që të reagojnë.
Më herët, Behrouz Kamalvandi, zëdhënësi i AEOI-së, raportoi një "aksident" në pjesë të rrjetit elektrik në impiant. Ai tha se nuk ka viktima ose rrjedhje, dhe shkaku po hetohet.
Deri te incidenti erdhi pasi Teherani prezantoi centrifugat e reja të avancuara të uraniumit.
Tensionet midis Iranit dhe kundërshtarit të tij për një kohë të gjatë Izraelit janë përshkallëzuar në muajt e fundit, veçanërisht pas përpjekjeve diplomatike të drejtuara nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për të ringjallur marrëveshjen bërthamore.
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore iraniane, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Përgjithshëm i Veprimit.
Vitin e kaluar, u vra shkencëtari i lartë bërthamor i Iranit, Mohsen Fakhrizadeh. Teherani fajësoi Tel Avivin për vrasjen, duke thënë se do të hakmerret.