Ali H. M.Abo Rezeg
20 Shkurt 2019•Përditësim: 20 Shkurt 2019
TEHERAN (AA) – Ministri i Brendshëm iranian, Hossein Zolfaqari, ka kritikuar Pakistanin fqinj për sulmin vdekjeprurës që shkaktoi vdekjen e 27 ushtarëve në Iranin juglindor, raporton Anadolu Agency (AA).
"Hapat pakistanezë nuk i kanë plotësuar aspiratat tona në luftën kundër terroristëve," tha Zolfaqari në deklaratat e cituara nga agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve ISNA.
Ai tha se Islamabadi ka ndërmarrë disa hapa në luftën kundër terrorizmit në vitet e fundit.
"Por duke pasur parasysh nivelin e kërcënimeve, kjo nuk i plotësoi aspiratat tona", tha ai.
Javën e kaluar, të paktën 27 pjesëtarë të Gardës Revolucionare të Iranit u vranë kur një automjet i ngarkuar me bomba kishte si objektiv një autobus që mbante personelin e IRGC në provincën Sistan-Baluchestan.
IRGC ka akuzuar Pakistanin, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e sulmit, i cili u pretendua nga grupi Jaish al Adal (Arma e Drejtësisë), i cili thekson se kërkon të drejta më të mëdha dhe kushte më të mira jetese për minoritetin etnik Baluchis.
Islamabadi, nga ana e tij, dënoi sulmin "në termat më të ashpra".
"Të tronditur dhe hidhëruar kur dëgjuam për sulmin vetëvrasës në autobusin e IRGC pranë Zahidanit, në të cilin humbën shumë jetë. Simpatitë më të thella për familjet e atyre që kanë vuajtur në këtë sulm të tmerrshëm të terrorizmit", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Pakistanit, Mohammad Faisal në Twitter .