Muhammet Kurşun
09 Shkurt 2021•Përditësim: 10 Shkurt 2021
Vaksina e parë kundër koronavirusit të ri në Iran u mor nga Parsa Namaki, djali i ministrit të Shëndetësisë, Saeed Namaki, raporton Anadolu Agency (AA).
Irani nga Rusia morri vaksinën Sputnik V, e cila arriti më 4 shkurt në Teheran, kurse sot ka filluar të aplikohet te punonjësit e shëndetësisë në 635 spitale të vendit.
Presidenti Hassan Rouhani dhe ministri i Shëndetësisë, Namaki, morën pjesë në procesin e vaksinimit në spitalin "Imam Khomeini" në Teheran.
Vaksina e parë u aplikua te djali i ministrit të Shëndetësisë Namaki, Parsa Namaki, për të promovuar vaksinën, dhe më pas filloi vaksinimi i përgjithshëm për punonjësit shëndetësorë.
Presidenti Rouhani në një video konferencë tha se janë të sigurt në vaksinën që e kanë konfirmuar dhe se ai ka bërë një ofertë për t'u bërë vullnetari i parë për të marrë vaksinën.
Nga ana tjetër, ministri Namaki deklaroi se fillimisht do të vaksinohen mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë në njësitë e kujdesit intensiv dhe më pas do të vaksinojnë qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike.
Duke deklaruar se po vazhdojnë negociatat për furnizimin me vaksinat nga Kina, India dhe Evropa, Namaki deklaroi se do të vazhdojnë procesin e vaksinimit me vaksinat që morën nga Programi Global i Shpërndarjeve të Vaksinave COVID-19 (COVAX) dhe Oxford-AstraZeneca, të koordinuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).