Muhammet Kurşun
09 Nëntor 2021•Përditësim: 09 Nëntor 2021
Irani njoftoi se ka bllokuar dhe paralajmëruar 2 mjete ajrore pa pilot (UAV) të tipit RQ4 dhe MQ-9 që u përkasin Forcave Ajrore të SHBA-së, të cilat hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore në Detin Arabik, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit në televizionin shtetëror iranian, ushtria iraniane po zhvillon stërvitje me emrin Zulfikar-1400 në plazhet Mekran të provincës Sistan-Baluchistan, në juglindje të vendit.
Gjithashtu thuhet se gjatë stërvitjes 2 UAV të tipit RQ4 dhe MQ-9 të Forcave Ajrore të SHBA-së që hynë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Iranit (ADIZ) u penguan dhe u paralajmëruan.
Po ashtu u pretendua se dronët amerikanë erdhën në rajon për të mbledhur informacion në lidhje me stërvitjen e kryer nga ushtria iraniane.