Mustafa Melih Ahıshalı
12 Janar 2017•Përditësim: 12 Janar 2017
TEHERAN (AA) - Në aeroportin Mihrabad në Teheran sot u ul avioni Airbus A321, i cili është avioni i parë tërësisht i ri në pronësi të Iranit që nga viti 1979 e deri më tani, raporton Anadolu Agency (AA).
Pasi Qeveria e SHBA-së ka lejuar konsorciumin për prodhimin e avionëve Airbus që Iranit t'i shesë më shumë se 100 avionë, në aeroportin e Teheranit sot u ul avioni i parë i pasagjerëve A321 me kapacitet prej 119 vendesh.
Kompania iraniane Iran Air, në qershor të vitit të kaluar ka nënshkruar marrëveshje me prodhuesin amerikan të avionëve Boeing për blerjen e një numri të konsiderueshëm të avionëve nga seria e re Boeing 737 dhe Boeing 777. Duke pasur parasysh se 10 për qind e avionëve Airbus prodhohen në SHBA, kompania nuk ka mundur të shesë avionët pa leje nga Washingtoni.