Muhammet Kurşun
22 Prill 2021•Përditësim: 23 Prill 2021
Gjatë 24 orëve të fundit në Iran janë regjistruar 453 viktima si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë shënuar 24.092 raste të reja me COVID-19 ndërsa 3.438 janë hospitalizuar.
Me këto shifra, numri i rasteve arriti në 2.335.905 ndërsa numri i vdekjeve në 68.366. Më tej thuhet se 5.038 pacientë me COVID-19 janë në kujdes intensiv. Që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve arriti në 1.837.590
Irani me një popullsi prej rreth 83 milionë banorë deri më tani ka kryer 14.854.140 teste për COVID-19.
Ministria tha se deri më tani 518.904 persona e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 ndërsa 148.298 të tjerë dozën e dytë.
Sipas kësaj, në vend deri më tani janë aplikuar 667.202 doza të vaksinës.
Gjithashtu vendimi për kufizimin 10-ditorë i marrë nga qeveria iraniane nga 10 prilli u zgjat deri më 24 prill.