Ahmet Dursun
22 Shkurt 2023•Përditësim: 23 Shkurt 2023
Irani thirri të ngarkuarën me punë të Britanisë së Madhe si përgjigje ndaj sanksioneve, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Jashtme e Iranit thuhet se "E ngarkuara me punë e përkohshme e Ambasadës Britanike, Isabelle Marsh u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit për t'i shprehur revoltën ndaj vazhdimit të akuzave të pabaza kundër Iranit”.
Në deklaratën, e cila i përshkruan sanksionet e reja britanike kundër Teheranit si "politike", thuhet se "një vend që lejon diskriminimin më të ashpër ndaj emigrantëve dhe muslimanëve dhe që transferon me forcë refugjatët në Ruandë në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar nuk është në pozicionin për të folur për të drejtat e njeriut".
E ngarkuara me punë e Britanisë, Marsh tha se do ta përcjellë reagimin e Iranit ndaj Londrës.
Britania ka sanksionuar disa zyrtarë gjyqësorë iranianë, zyrtarë të lartë ushtarakë dhe dy guvernatorë rajonalë për shkak të "shkeljeve të të drejtave të njeriut" në Iran një ditë më parë.