Ali H. M.Abo Rezeg
27 Nëntor 2018•Përditësim: 28 Nëntor 2018
TEHERAN (AA) - Gjatë manifestimit të nëntë ndërkombëtar ajror në ishullin jugor iranian Kish, Irani ka treguar aftësitë e saj ushtarake, duke shfaqur helikopterë, dronë dhe avionë luftarakë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në shfaqjen ajrore morën pjesë ministri iranian i Mbrojtjes, Amir Hatami, zv/kreu për çështjet shkencore dhe teknologjike, Sorena Sattara, si dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë.
Avionët luftarakë iranianë F-4 dhe F-14, ai rus MIG-29, Skuadroni i Patrullës Lituaneze dhe ai çeko-sllovak L-39 Albatros ishin pjesë e shfajes ajrore gjatë panairit.
Shfaqja ajrore u hap sot përkundër sanksioneve të imponuara nga SHBA-të, pasi Washingtoni u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me Teheranin.
Në muajin gusht, SHBA-të ri-imponuan raundin e parë të sanksioneve ekonomike ndaj Iranit, kryesisht duke synuar sektorin bankar të vendit.
Faza e dytë e sanksioneve, që synojnë sektorin e energjisë së Iranit, hyri në fuqi më 5 nëntor, megjithëse Washingtoni u dha lëshime të përkohshme për një periudhë 180-ditore tetë blerësve më të mëdhenj të naftës iraniane, duke përfshirë Turqinë.