Gamze Türkoğlu Oğuz
22 Maj 2018•Përditësim: 23 Maj 2018
PUTRAJAYA (AA) – Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak është marrë në pyetje për shkak të skandalit të madh korruptiv, që solli në disfatën e koalicionit të tij në zgjedhjet e paradokohshme dhe humbjen e pushtetit pas gjashtë dekadash, raporton Anadolu Agency (AA).
Në thirrje të inspektorëve, Razak në shoqërim të truprojave sot në mëngjes arriti në Zyrën për luftë kundër korrupsionit, ndërsa gjatë hyrjes në godinë dukej i relaksuar dhe i buzëqeshur.
Javën e kaluar policia kreu bastisje në tre banesat e Razakut dhe konfiskoi 284 kuti me para, stoli dhe sende luksoze.
Ish-kryeministri i Malajzisë përballet me akuzat për skandalin më të madh korruptiv në historinë e vendit.
Prokuroria e ngarkon për keqpërdorimin e 681 milionë dollarëve me ndërmjetësim të kompanisë investuese 1MDB. Paratë janë në pesë xhirollogaritë e tij bankare ndërsa më herët ka thënë se këto para i ka marrë si donacion.