Amina Zorniç
28 Shkurt 2016•Përditësim: 29 Shkurt 2016
MEXICO CITY (AA) – Dy ish-presidentë të Meksikës, kanë krahasuar kandidatin presidencial të republikanëve, Donald Trump, me liderin nazist Adolf Hitler, nga shkaku i retorikës së tij nxitëse gjatë fushatës parazgjedhore, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç shkruan gazetar britanike "The Guardian", ish-presidenti i Meksikës, Felipe Calderon, i cili ka shërbyer në mandatin 2006-2012, deklaroi mbrëmë se “retorika e Trump-it është raciste dhe përkujton diktatorin nazist".
“Retorika e cila glorifikon superioritetin e të bardhëve nuk është vetëm retorikë anti-emigracion. Ai flet për emigrantë të cilët kanë ngjyrë të lëkurës ndryshe nga siç ka ai, kjo është raciste. Shprehjet e tij janë të njëjta me ato të Hitlerit", tha Calderon.