Seyit Aydoğan
28 Shkurt 2016•Përditësim: 29 Shkurt 2016
MONTREAL (AA) - Mbërrin në Montreal grupi i fundit i 25 mijë refugjatëve sirianë të cilët qeveria kanadeze kishte njoftuar se do të pranonte deri në fund të këtij muaji, raporton Anadolu Agenc (AA).
Plotësohet me ardhjen e grupit të fundit procesi i pranimit të 25 mijë refugjatëve sirianë që nisi në nëntor të viti të kaluar dhe i cili ishte njoftuar si premtim zgjedhor nga Partia Liberale në pushtet e cila udhëhiqet nga Justin Trudeau.
Në një deklaratë të bërë nga Ministria e Shtetësisë dhe Emigracionit në Kanada theksohet se me mbërritjen në mesnatën e të shtunës së grupit të fundit në aeroportin Montreal Pierre Trudeau është plotësuar numri i 25 mijë sirianëve të cilët ishin parashikuar më parë të mbërrinin në Kanada.
Në deklaratë teksa nuk identifikohet se sa është numri i grupit të fundit thuhet se "Edhe 25 mijë refugjatët sirianë mbërritën në Kanada".
- Do të vazhdojë pranimi i refugjatëve-
Ndërsa në anën tjetër pritet që Kanadaja të vazhdojnë pranimin e refugjatëve deri në fund të vitit 2016.
Theksohet se ministri i Shtetësisë dhe Emigracionit të Kanadasë, John McCallum, po vazhdon punimet për pranimin në vend deri në fund të vitit të 35 mijë deri në 50 mijë refugjatëve sirianëve. Vihet në dukje se McCallum në javën e parë të marsit në lidhje me këtë çështje do të bëjë një deklaratë në Parlamentin Federal.