Ekip
15 Gusht 2017•Përditësim: 16 Gusht 2017
ROMË (AA) – Italia në vjeshtë do të jetë vendi pritës i samitit të ministrave të punëve të brendshme të vendeve G7, në të cilën do të bisedohet për çështjet e sigurisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri italian i Punëve të Brendshme, Marco Minniti, tha se takimi organizohet me kërkesë të partnerëve nga G7: Kanada, Franca, Gjermania, Britania e Madhe, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Italia momentalisht mban funksionin kryesues të rrotacionit të grupit prej shtatë vendeve më të zhvilluara industriale në botë.
Minniti të martën tha se ndonëse kërcënimi nga terrorizmi në Itali edhe më tej është i madh nuk ka “kurrfarë gjurmësh të kërcënimit të drejtpërdrejtë” ose nga sulmet.
Ai shtoi se Italia nga viti 2015 nga vendi ka dëbuar 199 shtetas të huaj të dyshuar se paraqesin kërcënim për sigurinë, pasi treguan shenja fillestare të radikalizimit, porse asnjë nga ata nuk arriti “deri te faza e planifikimit të sulmit”.
Minniti në fund tha se samiti i ministrave të punëve të brendshme G7 me siguri do të mbahet në tetor.