Büşra Nur Bilgiç Çakmak
24 Shkurt 2020•Përditësim: 26 Shkurt 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Itali është rritur në pesë, njoftuan sot mediat lokale, transemton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA, rreth 219 persona janë infektuar nga virusi vdekjeprurës.
Raportet e fundit tregojnë se Italia tani është e treta në botë për rastet e koronavirusit pas Kinës dhe Koresë së Jugut.
Rajoni më i prekur është Lombardia, e vendosur në veri të Italisë, me 167 raste dhe katër vdekje të raportuara.
Koronavirusi ka dhënë një alarm global, me Kinën e cila ka raportuar 2,592 vdekje dhe mbi 77,000 raste të konfirmuara.
Jashtë Kinës, koronavirusi është përhapur në mbi 25 vende tjera, përfshirë SHBA-të, Britaninë e Madhe, Francën, Spanjën, Rusinë, Iranin, Singaporin dhe Indinë.