Fahri Aksüt
23 Tetor 2019•Përditësim: 23 Tetor 2019
Presidenti i Izraelit Reuven Rivlin i dha mandatin ish-shefit të ushtrisë Benny Gantz për formimin e një qeverie koalicioni pas dështimit të kryeministrit Benjamin Netanyahu, raporton Anadolu Agency (AA).
Gantz, udhëheqësi i partisë Blu dhe Bardhë, ka afat prej 28 ditësh kohë për të formuar një qeveri.
Nëse Gantz dështon, vendi do të shkojë në një raund të tretë të zgjedhjeve.
Netanyahu nuk arriti të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të muajit të kaluar, ndërkohë që ai akuzohet për disa raste korrupsioni.