Mahmoud Mohamed Barakat Ramadan İbrahim
27 Dhjetor 2019•Përditësim: 30 Dhjetor 2019
Sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve brenda Partisë izraelite Likud tregojnë se Kryeministri Benjamin Netanyahu fitoi me lehtësi zgjedhjen e tij si shef i partisë, raportojnë media lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Dje në Izrael u mbajtën zgjedhjet e brendshme për kreun e Partisë Likud, kurse në njëqind vendvotime votuan afër gjysma e gjithsej 116 mijë anëtarëve të partisë me të drejtë vote.
Rezultatet e zgjedhjeve të enjten treguan se Netanyahu mundi rivalin e tij, Gideon Saar, duke grumbulluar 72,5 për qind të votave, ndërsa rivali i tij Saar arriti të marrë vetëm 27.5 për qind të votave, sipas gazetës së përditshme "Izrael Maariv".
Netanyahu në Twitter falënderoi anëtarët për besimin e dhënë dhe premtoi se do të angazhohet me përkushtim të madh që Partia Likud të korrë fitore të madhe në zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mbahen më 2 mars të vitit të ardhshëm.
Po ashtu edhe kandidati tjetër Saar i falënderoi votuesit dhe bëri thirrje për unitet brenda partisë në prag të zgjedhjeve të radhës.
Netanyahu si kryetarë të Likud për herë të parë u zgjodh në vitin 1993, duke mbajtur pozitën deri në vitin 1999, kur ia dorëzoi Ariel Sahronit. Netanyahu përsëri u zgjodh në krye të Likud në vitin 2005 dhe deri në ditët e sotme nuk pati një kundërkandidat serioz brenda këtij subjekti, e cila në vitin 1973 u themelua si aleancë e disa partive konservatore dhe liberale.