Burak Bir
07 Qershor 2022•Përditësim: 07 Qershor 2022
Avionët luftarakë izraelitë kanë goditur disa pozicione të forcave të regjimit të Bashar al-Asadit në Siri, njoftoi sot agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Forcat ajrore izraelite kryen një sulm nga drejtimi i Lartësive të Golanit të hënën mbrëma, njoftoi SANA, duke cituar një burim ushtarak.
Sulmi kishte në objektiv disa lokacione në pjesën perëndimore të Damaskut, sipas të njëjtit burim.
SANA shtoi se sistemet e mbrojtjes ajrore siriane interceptuan dhe rrëzuan disa prej raketave dhe se pësuan vetëm humbje materiale.
Izraeli ka kryer disa sulme në Siri duke synuar forcat e regjimit të Asadit dhe grupet e lidhura me Iranin.