Ali Semerci
26 Mars 2020•Përditësim: 27 Mars 2020
Rastet me koronavirus në Izrael janë rritur në 2,495 pasi u raportuan 126 raste të reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Një deklaratë e ministrisë, e cituar nga Autoriteti i Transmetimit Izraelit, thotë se 41 pacientë janë në gjendje kritike, ndërsa deri më tan 66 janë shëruar nga virusi.
Të mërkurën, Izraeli konfirmoi vdekjen e pestë nga sëmundja.
Izraeli ka ndërmarrë disa masa për të ndaluar përhapjen e sëmundjes, përfshirë mbylljen e kafeneve, restoranteve, hoteleve, qendrave tregtare dhe vendeve të argëtimit.
Javën e kaluar, qeveria izraelite vendosi të gjurmojë pacientët e konfirmuar dhe të dyshuar me koronavirus duke monitoruar telefonat e tyre celularë si pjesë e luftës kundër virusit.
Koronavirusi i njohur si COVID-19 u shfaq së pari në Wuhan, Kinë, dhjetorin e kaluar dhe është përhapur në të paktën 175 vende dhe territore. Organizata Botërore e Shëndetit e ka shpallur shpërthimin një pandemi.
Më shumë se 472 mijë njerëz janë infektuar nga lloji i ri i koronavirusit në botë, ndërsa 21.300 kanë vdekur si rezultat i infeksionit. Më shumë se 114.800 janë shëruar, njofton Universiteti amerikan "Johns Hopkins".